Dieta me limon ka si parim të saj rënien në peshë nëpërmjet vetive të limonit për shkrirjen e yndyrave. Limoni është i njohur për stimulimin e procesit të tretjes dhe rritjes së metabolizmit të organizmit, eleminimin e indeve dhjamore, stabilizimin e nivelit të yndyrave në gjak si dhe gjithashtu ai është mjaft efikas kundër fryrjeve të barkut. Dieta me limon është një dietë e ekuilibruar dhe e shëndetshme për shkak se ajo është mjaft e pasur me proteina, vitamina dhe minerale, kryesisht vitamina C, B, P, bakër, kalcium, kalium, natrium, hekur, etj. Dieta fillon me konsumin e një gote uji me limon çdo mëngjes esëll. Uji me limon ka veti të fuqishme si për shkrirjen e yndyrave, ashtu edhe për largimin e toksinave. Për këtë arsye, çdo darkë mbushet një kanë me ujë dhe i vendosen në të 2 kokrra limon të prera në feta të holla (një mënyrë më e thjeshtë përgatitje është edhe shtrydhja në një kanë me ujë e dy kokrrave limon). Çdo javë që kalon i shtohen edhe 2 kokrra të tjera limon...
Si te kujdesemi per bletet Gjatë pastrimit të dyshemesë së kosherës mund të vlerësojmë me sa vijon: Në bazë të grimcave të dyllit në dysheme e vlerësojmë sa është harxhuar ushqimi; Në bazë të grimcave të dyllit dhe bletëve të vdekura , konstatojmë se ku gjendët tufa e bletëve dhe qarkullimi – lëvizja e tyre gjatë dimrit. Nëse në dysheme-fund vërejmë se ka më tepër bletë të vdekura, mund të konstatojmë se zgjoji nuk ka dimëruar mirë, dhe nga pesha e katit mund të shohim se sa ushqim përafërsisht ka zgjoi. Nëse dyshemeja ka lagështi dhe myk me sasi më të madhe atëherë e dimë se ventilimi në zgjua nuk ka qenë i mirë. Në bazë të zhurmës dhe zukatjes së shtuar mund të konstatojmë se a e kemi mëmen e bletëve në zgjua apo jo. Nga dyshemeja mund të vërejmë se rastësisht e kemi ndonjë dëmtues në koshere (minj, hardhuca apo insekte), të cilët duhet t`i eliminojmë. Nëse në dysheme vërejmë gjurmë të barkëqitjes së bletëve atëherë kjo është shenjë se në zgjua është e mundshme ta kemi sëmundje...
PERIMET DHE BENEFITET E TYRE 1. Brokoli, karfioli, lakra e Brukselit, lakra e gjelbër dhe e kuqe – janë përplot me përbërës që parandalojnë plakjen, kancerin dhe forcojnë imunitetin. Po ashtu përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminave C dhe K, kaliumit, kalciumit, hekurit dhe acidit folik. Rekomandohet që të konsumohen të papërpunuara ose të ziera pak lehtësisht në avull. 2. Karota – mbron nga kanceri dhe është jashtëzakonisht e dobishme për ruajtjen e shikimit për shkak të shumë karotenëve dhe vitaminës A. Po ashtu është burim i shkëlqyeshëm i vitaminave B, C dhe K, fibrave (kur është e pagatuar), kaliumit, magnezit dhe acidit folik. Lërini në sallata ose hajini në mes vakteve. 3. Perimet me gjethe ngjyrë gjelbër të mbyllët – Mund të përgatiten lehtë duke i zier në avull ose në supa, tavë dhe musaka. Sallata e gjelbër dhe cikorja janë më të ushqyeshme në sallata dhe në sandviçë. Janë ta pasura me hekur, kalium, kalcium, karoten dhe vitamina B, C, E dhe K. Këtu bëjnë pj...
Comments
Post a Comment