Si te kujdesemi per bletet


Gjatë pastrimit të dyshemesë së kosherës mund të vlerësojmë me sa vijon:

Në bazë të grimcave të dyllit në dysheme e vlerësojmë sa është harxhuar ushqimi;
Në bazë të grimcave të dyllit dhe bletëve të vdekura , konstatojmë se ku gjendët tufa e bletëve dhe qarkullimi – lëvizja e tyre gjatë dimrit.
Nëse në dysheme-fund vërejmë se ka më tepër bletë të vdekura, mund të konstatojmë se zgjoji nuk ka dimëruar mirë, dhe nga pesha e katit mund të shohim se sa ushqim përafërsisht ka zgjoi.
Nëse dyshemeja ka lagështi dhe myk me sasi më të madhe atëherë e dimë se ventilimi në zgjua nuk ka qenë i mirë.
Në bazë të zhurmës dhe zukatjes së shtuar mund të konstatojmë se a e kemi mëmen e bletëve në zgjua apo jo.
Nga dyshemeja mund të vërejmë se rastësisht e kemi ndonjë dëmtues në koshere (minj, hardhuca apo insekte), të cilët duhet t`i eliminojmë.
Nëse në dysheme vërejmë gjurmë të barkëqitjes së bletëve atëherë kjo është shenjë se në zgjua është e mundshme ta kemi sëmundjen e Nozemozës.
Nëse dyshemeja e kosherës është e pastër atëherë kjo është shenje se zgjoji ka dimëruar mirë dhe është i shëndetshëm dhe me tipare të mira higjienike.
Në fund mund të konstatojmë se dyshemeja-fundi i kosherës është një tregues i mirë për gjendjen e përgjithshme dhe atë shëndetësore të shoqërisë së bletëve.
Preferohet që ushqimin e ngurtë – pogaçen tua japim bletëve në rastin e parë gjatë muajit shkurt, kur temperatura të jetë mbi 10 °C. Nëse temperaturat janë rreth 14°C, atëherë mund ta kryejmë edhe një kontroll të shpejtë dhe ta verifikojmë situatën sa i përket: mëmës së bletëve, larvave, ushqimit, nozemozës e tj. Numri i rrugicave mes kornizave të mbuluara me bletë na tregon për forcën e shoqërisë, shpërndarjen e mbarësimit-larvave, kualitetit të mëmës së bletëve etj.
Nëse bletët e mbulojnë pjesën e epërme, është shenjë se rezervat e ushqimit janë të vogla. Të gjitha këto veprime duhet të kryhen me shpejtësi me qëllim që larvat mos të ftohen e që pasojat do të ishin të mëdha. Preferohet që në bletishte, e posaçërisht në afërsi, para koshereve të shpërndajmë kashtë apo tallë. Kjo bëhet për arsye që bletët kur të dalin në fluturim pastrues mos të bien në tokë apo borë, sepse atëherë ato e kanë shumë vështirë të ngrihen prap dhe të hyn në koshere.

Comments

Popular posts from this blog