Posts

Showing posts from January, 2021
Image
  D ieta  gjermane ......✌
  CFARE PERFITOJME NGA USHQIMET 
Image
PERIMET DHE BENEFITET E TYRE    1. Brokoli, karfioli, lakra e Brukselit, lakra e gjelbër dhe e kuqe – janë përplot me përbërës që parandalojnë plakjen, kancerin dhe forcojnë imunitetin. Po ashtu përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminave C dhe K, kaliumit, kalciumit, hekurit dhe acidit folik. Rekomandohet që të konsumohen të papërpunuara ose të ziera pak lehtësisht në avull. 2. Karota – mbron nga kanceri dhe është jashtëzakonisht e dobishme për ruajtjen e shikimit për shkak të shumë karotenëve dhe vitaminës A. Po ashtu është burim i shkëlqyeshëm i vitaminave B, C dhe K, fibrave (kur është e pagatuar), kaliumit, magnezit dhe acidit folik. Lërini në sallata ose hajini në mes vakteve. 3. Perimet me gjethe ngjyrë gjelbër të mbyllët – Mund të përgatiten lehtë duke i zier në avull ose në supa, tavë dhe musaka. Sallata e gjelbër dhe cikorja janë më të ushqyeshme në sallata dhe në sandviçë. Janë ta pasura me hekur, kalium, kalcium, karoten dhe vitamina B, C, E dhe K. Këtu bëjnë pj...
Image
  Frutat e thata konsiderohen një super-ushqim për shkak të pasurisë së ushqyesve dhe përfitimeve shëndetësore. Megjithatë, jo të gjitha frutat e thata ofrojnë të njëjtat përfitime: më poshtë do të detajojmë një lloj renditje të frutave të thata sipas lëndëve ushqyese dhe përfitimeve shëndetësore. Si një alternative e shëndetshme për ushqimet klasike industriale, frutat e thata duhet të jenë pjesë e dietës sonë të përditshme: përveç ushqyerjes së trupit, mbrojnë shëndetin e zemrës dhe ndihmojnë në parandalimin e disa sëmundjeve shëndetësore. Në renditjen e frutave të thata rendisim edhe përfitimet kryesore të secilit frut, si dhe informacionin se si dhe kur duhet t’i hani ato. Fistikët.  Ato shpesh cilësohen si frutat më të shëndetshëm të tharë, pasi janë të pasur me lëndë ushqyese si yndyrna të shëndetshme, proteina dhe fibra. Fistikët ofrojnë përfitimet e mëposhtme: *janë të shkëlqyera për uljen e urisë nervore *kanë veti të lehta laksative *janë të ulëta në kalori *lehtëso...
Image
  PROTEINAT USHQIMORE 
Image
  Antioksidantet dhe vlerat e tyre ne organizēm Çdokush prej nesh ka antioksidantë ose radikalë të lirë të pranishëm në trup. Disa antioksidantë janë të prodhuar nga vetë trupi, ndërkohë që të tjerët mund t’i marrim duke ngrënë ushqime të pasura me antioksidantë.Kur lloje të ndryshme të molekulave të oksigjenit lejohen të lëvizin lirisht në trup, ato shkaktojnë atë që njihet si dëmtimi oksidativ, i cili është formimi i radikalëve të lirë. Kur niveli i antioksidantëve në trup është më i ulët se i radikalëve të lirë-për shkak të ushqyerjes së varfër, ekspozimit ndaj toksinave dhe faktorëve të tjere-oksidimi ndikon në trup. Efekti? Përshpejtim i procesit të plakjes, inde të thyera, aktivizimi i gjeneve të dëmshëm me ADN dhe një sistem imunitar i tejmbushur. Stili perëndimor-me ushqimet e përpunuara, mbështetjen në mjekime dhe ekspozimi i lartë ndaj kimikateve dhe ndotësve mjedisore-ka treguar që luan rol në shumë-fishimin e radikalëve të lirë. Sepse shumë prej nesh janë të ekspozuar n...
Image
  Dieta me limon ka si parim të saj rënien në peshë nëpërmjet vetive të limonit për shkrirjen e yndyrave. Limoni është i njohur për stimulimin e procesit të tretjes dhe rritjes së metabolizmit të organizmit, eleminimin e indeve dhjamore, stabilizimin e nivelit të yndyrave në gjak si dhe gjithashtu ai është mjaft efikas kundër fryrjeve të barkut. Dieta me limon është një dietë e ekuilibruar dhe e shëndetshme për shkak se ajo është mjaft e pasur me proteina, vitamina dhe minerale, kryesisht vitamina C, B, P, bakër, kalcium, kalium, natrium, hekur, etj. Dieta fillon me konsumin e një gote uji me limon çdo mëngjes esëll. Uji me limon ka veti të fuqishme si për shkrirjen e yndyrave, ashtu edhe për largimin e toksinave. Për këtë arsye, çdo darkë mbushet një kanë me ujë dhe i vendosen në të 2 kokrra limon të prera në feta të holla (një mënyrë më e thjeshtë përgatitje është edhe shtrydhja në një kanë me ujë e dy kokrrave limon). Çdo javë që kalon i shtohen edhe 2 kokrra të tjera limon...
Image
  Di Dieta më e shëndetshme – dieta mesdhetare, menuja dhe aktiviteti fizik Dieta Mesdhetare në bazë të studimeve të bëra ka treguar që mund t’ju mbrojë nga sëmundjet e zemrës, diabeti dhe obeziteti. Sipas kësaj  diete ju mund të konsumoni  shumë perime, fruta, drithëra integrale, vaj  ulliri (yndyrna të shëndetshme), pak peshk dhe mish.Kjo  dietë  është e pasur në antioksidantë dhe flavonoide, të cilat lidhen me jetëgjatësinë, me  plot me ushqyes. Stili ynë i jetesës është një faktor i rëndësishëm në rritjen e obezitetit, sëmundjeve kardiovaskulare, kancerit, dhe sëmundje të tjera të lidhura me stilin e jetesës. Dieta Mesdhetare ndiqet kryesisht në Itali, Spanjë, Greqi, Francë, Portugali dhe Kroaci dhe u zbulua që obeziteti dhe sëmundjet e lidhura me të janë më pak të prirura në këto vende. Kjo dietë  mund të promovojë humbje peshe afatgjatë, rregullon presionin e gjakut dhe redukton nivelet e lipideve në gjak dhe ju  inkurajon që të hani më...